Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk shihja mënyrë tjetër jetese”, si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë që gjithë jetës së tij t’i përkushtohej Zotit?! Në një intervistë në “Opinion” në Tv Klan, Kryepeshkopi i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, rrëfen udhëtimin e tij shpirtëror, lidhjen e ngushtë që krijoi me fenë dhe besimin. Në një kohë ku besimi në Zot konsiderohej krim, sfidat ishin të pashmangshme, por asgjë nuk e lëkundi besimin e thellë të Kryepeshkopit Joan Pelushi. Blendi Fevziu: Kur menduat ju se besimi fetar do të ishte ardhmja e jetës suaj? Fortlumturia e tij, Joan Pelushi: Unë besoj që shkëndija e parë ishte momenti ku lexova Ungjillin, që në moshën 18-vjeçare. Nuk kisha bërë një betim. Nuk shikoja një mënyrë tjetër të...