Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
A ka ‘dorë’ mafia shqiptare në atentat? Gazetari italian: Nuk besoj se janë kaq idiotë, qëllimi të më trembnin
Sigfrido Ranucci TIRANË-Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, i cili ishte shënjestër e një atentati me tritol, ngjarje e ndodhur më 16 tetor, ka folr rreth hetimit dhe spekulimeve për përfshirje të shqiptarëve në ngjarje. Gazetari i ftuar në Euronews theksoi se dinamika e ngjarjes lë të kuptohet se autorët kanë dashur të dërgojnë një mesazh frikësues, për të paralajmëruar se mund të goditet në çdo moment. Sipas tij, mafia shqiptare nuk është pas atentatit dhe shprehet se mund të ketë të bëjë me investigime në shtete të tjera. Sigfrido Ranucci: Ishte ora 10 e mbrëmjes të enjten kur shpërtheu ky eksploziv, që përmbante një kile lëndë shpërthyese dhe ishte bërë nga ekspert; ishte vënë në makinën time, ku shpërtheu makina ime dhe e vajzës sime. Ndodhi pasi vajza...