Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndërtimi i hidrocentralit ”Doma”, banorët bllokojnë mjetet e subjektit ndërtues: Në kundërshtim me ligjin
Banorët e fshatit Kurdari në Klos bllokuan sërish mjetet e subjektit “Global Interprise Group”, që synon ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës. Ata shprehen se punimet po zhvillohen në kundërshtim me ligjin dhe pa miratimin e komunitetit, ndërkohë që prej muajsh ata kanë bllokuar disa herë kantierin për të penguar hapjen e kanalit dhe rrugëve të reja në zonën pyjore. Ngjarja vjen vetëm një ditë pas përplasjes së ashpër mes banorëve dhe administratorit të kompanisë, Ashim Doma, e cila u përshkallëzua në incidente fizike dhe verbale, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Sot, në terren kanë mbërritur për inspektim edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), të cilët kanë kryer verifikime lidhur me punimet. Banorët theksojnë...