Krim horror/ Burri vret gruan shqiptare, nënë e 4 fëmijëve, autori ekzekutohet nga policia

Krim horror/ Burri vret gruan shqiptare, nënë e 4 fëmijëve, autori ekzekutohet nga policia

Një ngjarje e rëndë në Brampton, Kanada. Savannah Kulla, 29 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38 vjeç, në një parking të zonës së Airport Road dhe Queen Street East. Pas krimit, autori mori një prej fëmijëve të tyre dhe u largua me automjet, duke u bërë objekt i një Amber Alert nga policia për sigurimin e fëmijës. Fatmirësisht, vajza u gjet shëndoshë e sigurt te familjarët. Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, autoritetet e policisë së rajonit Niagara e gjetën Deschepper në një stacion karburanti pranë Thorold Stone dhe Montrose Road në Niagara Falls. Njësi e veçantë e emergjencës ndërhyri dhe pas një përballjeje, Deschepper u qëllua dhe u vra nga...