Task Forca e ujërave të ndotura, shumë zhurmë për asgjë: Shqipëria në fund të listës europiane

Task Forca e ujërave të ndotura, shumë zhurmë për asgjë: Shqipëria në fund të listës europiane

Vitin e kaluar, përmes një Akti Normativ qeveria ngriti Task Forcën e posaçme për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura, e cila do të monitoronte të gjitha subjektet përgjatë bregdetit, zonave liqenore apo lumenjve. Aksioni i bujshëm për mbrojtjen e ujërave larës që u cilësua emergjencë, nisi tre muaj para çeljes së sezoni turistik veror. “Çdo njësi biznesi turistik duhet të ketë impiantin e vet dhe të marrë përgjegjësinë e trajtimit të ujërave të ndotura”, deklaronte ministrja e Turizmit asokohe Mirela Kumbaro. Në krah të saj, ministrja e Infrastruktës Belinda Balluku shpjegonte mekanizmin e ri të inspektimeve dhe masat administrative. Biznesit iu la një periudhë 90-ditore për vendosjen e impianteve. Pas këtij afati, aksion me zero tolerancë. “Synojmë të arrijmë 95% të ujërave larës...