KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj

KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj

Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 17:36 Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët i bashkohen sistemit gjyqësor. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në 11 gjykata në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës. Emërimi i tyre si gjyqtarë u krye më 31 korrik, ndërsa caktimi konkret në gjykata është bërë sot, pas gati tre muajsh. Këshilli do të organizojë nesër ceremoninë e betimit të 42 gjyqtarëve të rinj, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2022-2025. Shpërndarja e gjyqtarëve është si në vijim: tre në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat; shtatë në gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan; shtatë...