Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Ulian Barjami
Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 16:09 Prokuroria e Tiranës i ka kthyer telefonin avokatit Ulian Barjami. Ai u lirua nga qelia dy ditë më parë pasi u ndalua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas pretendimeve se kërcënoi prokurorin Gjergji Ceka gjatë seancës në Gjykatën e Elbasanit. Çështja fillimisht ishte në Prokurorinë e Elbasanit, por dje kjo prokurori shpalli moskompetencën për shkak të konfliktit të interesit, pasi prokurori i përfshirë në çështje, Gjergji Ceka, ushtron detyrën e tij në këtë institucion. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë mësohet se ka nisur verifikimet me iniciativë për rastin e ndalimit të avokatit.