KLGJ cakton në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, shpërndarja në 11 Gjykata! Nesër pritet betimi

KLGJ cakton në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, shpërndarja në 11 Gjykata! Nesër pritet betimi

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët janë shpërndarë në 11 në Gjykata. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në gjykatat në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës.  Emërimi i tyre si gjyqtarë u krye më 31 korrik, ndërsa caktimi konkret në gjykata është bërë sot, pas gati tre muajsh. Ceremonia e betimit të tyre pritet të zhvillohet ditën e nesërme.  Njoftimi i KLGJ:  ‘Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ miratoi të mërkurën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025. Emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë u krye më 31 korrik, por caktimi në detyrë është bërë vetëm sot, pas gati 3 muajsh. Ceremonia e...