Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Transportonin emigrantë të paligjshëm nga Qafë Thana drejt Qafë Botës, arrestohen 2 persona
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi merreshin me transportimin e emigrantë të paligjshëm. Në pranga kanë rënë një 30 dhe një 36 vjeç, të cilët po transportonin katër emigrantë nga Nepali, nga Qafë Thana drejt Qafë Botës. Emigrantët synonin të kalonin kufirin ilegalisht. Ndërkohë blutë kanë shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorin e dy të arrestuarve. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Gjirokastër, operacionin policor të koduar “Attempt 4”, si rezultat i të cilit u...