Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Tatimet ‘sulmojnë’ bizneset në Veri të vendit, dhjetëra kompani të sekuestruara brenda një dite
SYRI TV Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një tjetër operacion në veri të vendit ku ka bllokuar dhjetëra biznese në një ditë të vetme me kërkesë të Drejtorisë së Tatimeve. Qendra Kombëtare e Biznesit ka njoftuar për mbylljen e bizneseve në disa qytete ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet e këtij bllokimi masiv. Aksioni për bllokimin e bizneseve vjen pas shembjeve të shtëpizave të drurit në Theth. Pas fadromave në Theth, tashmë qeveria shqiptare ka marrë një operacion të gjerë kundër bizneseve në zonën e Veriut. Në një ditë të vetme, Drejtoria Tatimore e Rajonit Verior ka njoftuar Qendrën Kombëtare të Biznesit për të bllokuar dhjetëra biznese në qytetet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër e Tropojë. QKB-ja nuk ka publikuar arsyet e detajuara të këtij bllokimi masiv,...