Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mbreti Charles pret liderët e Ballkanit Perëndimor në Londër: Paqe, kulture dhe bashkëpunim rajonal
Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 14:42 Në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Londër, Mbreti Charles mirëpriti udhëheqësit e rajonit në një pritje të veçantë në Pallatin e Shën Jakobit, ku u shoqërua nga kryeministri britanik Keir Starmer. Mes të ftuarve ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, e cilësoi ngjarjen si një shenjë e vlerësimit të marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor: “Kjo ngjarje është një shenjë se sa fort e vlerësojmë marrëdhënien me partnerët tanë në rajon.” Pritja mbretërore u organizua në kuadër të Procesit të Berlinit – një nismë e nisur nga Angela Merkel në vitin 2014 – që synon të mbështesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së