Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
A e dini pse ‘Deti i Vdekur’ ka këtë emër?
Shpesh e keni dëgjuar si emer “Deti i Vdekur”, apo ndoshta edhe e keni vizituar për pushime. Por, a iu ka shkuar mendja ta deshifroni pse e mban këtë emer? Emeritmin nuk e ka marrë për ndonjë fatkeqësi njerëzore, por në ujrat e tij nuk zhvillohet jeta e gjallesave të tjera. Deti i Vdekur ka marrë këtë emer nga përmbajtja të lartë e kripës, gjë që e bën të pamundur që jeta e gjallesave të lulëzojë në ujërat e tij. Deti i Vdekur përmban rreth 33% kripë dhe është afërsisht 8.6 herë më i kripur se një oqean, kështu duke fituar edhe pseudonimin “Deti i Kripur.” Deti i Vdekur gjendet në mes të Izraelit dhe Jordanisë.