Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Drejtim në gjendje të dehur, pa leje dhe tentativë korrupsioni, 31 drejtues mjetesh nën hetim në Tiranë
Gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 31 raste shkeljesh të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë, ku janë ndaluar ose proceduar penalisht drejtues mjetesh për veprime të rrezikshme në trafik. Nga këto, 5 persona janë ndaluar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 2 të tjerë për drejtim pa leje drejtimi. Po ashtu, janë proceduar penalisht 23 shtetas për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor. Në një rast është regjistruar edhe një procedim për korrupsion aktiv ndaj një personi me funksion publik. Autoritetet bëjnë thirrje për respektim të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit në mënyrë të papërgjegjshme dhe ruajtjen e jetës së përdoruesve të rrugës. Njoftimi i Policisë: Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë Shërbimet e Policisë...