Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dyshohet si vrasje për drogën, u gjet i pajetë në një humnerë, Prokuroria nis hetimet për Mirel Çokaj
Prokuroria e Shkodrës ka hapur hetimet lidhur me ngjarjen e shtetasit Mirel Çokaj i cili u gjet i pajetë në një humnerë në malet e Kelmendit në Malësinë e Madhe ku policia fillimisht tha se ishte një rrëzim aksidental i viktimës. Pas dyshimeve të familjarëve dhe të afërmve për një vrasje të mundshme të 40 vjeçarit, prokuroria e Shkodrës nuk e ka pushuar çështjen por ka hapur hetimet fillimisht për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”. Personi që ngriti dyshimet për një vrasje të mundshme duke vënë në lëvizje policinë e Malësisë së Madhe, e cila bëri disa veprime shtesë pasi fillimisht tha se ishte aksidentale dhe bëri që prokuroria të nisë hetimet është Rifat Çokaj, një i afërm i viktimës që jeton në Shtetet e...