Dy të vrarë pas sherrit për një kafe në Manëz të Durrësit/ Ja fotoja e njërit prej viktimave, 23 vjeçarit Arianit Kurti

Dy të vrarë pas sherrit për një kafe në Manëz të Durrësit/ Ja fotoja e njërit prej viktimave, 23 vjeçarit Arianit Kurti

Redaksia Syri siguron foton e Arianit Kurtit, njërit prej dy të vrarëve në orët e para të mëngjesit e sotëm në një lokal  pranë një karburanti në Durrës. Sipas informacionit të policisë 23 vjeçari banues në Manëz dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi 33 vjeç, dhe ky i fundit më pas është vrarë nga Daniel Pepa i shpallur në kërkim Si ndodhi vrasja Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Manëz rreth orës 01:45, ku njëri prej viktimave ka kërkuar kafe, por nuk i është shërbyer për shkak të ekspresit të fikur. Sipas burimeve nga gazetari Elton Qyno, ngjarja ka nisur kur shtetasi Daniel Pepa është konfliktuar me kamarierin e lokalit, duke këmbëngulur që t’i përgatitej një kafe. Kamarieri i ka thënë se nuk...