Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mafia shqiptare ngjason me Ndragheta-n”, gazetari italian: Si celula terroriste, zhduken pa gjurmë
Gazetari italian, Nello Trocchia, i cili kohët e fundit ka shkruar një libër për krimin e organizuar dhe mafian, ishte i ftuar në Off the Record, ku foli dhe për mafian shqiptare. Teksa shpjegonte karakteristikat e saj, Trocchia u shpreh se mafia shqiptare ngjan shumë me Ndragheta-n pasi është më shumë familjare. Ai shpjegon se ajo ka disa celula që kur është e nevojshme dhe kur kanë përballje me kundërshtarë, bashkohen në një të vetme e më pas zhduken me shpejtësi. “Mafia shqiptare ka karakteristike specifike, ndryshe nga mafia italiane. Ajo nuk ka një strukturë piramidale. Ajo ka rrënjë familjare si Ndragheta. Unë e them në librin tim, pas bisedimeve me hetuesit. Një organizatë ka disa celula të ngjashme. Nuk ka një dominim shqiptar. Disa hetues që e kanë thelluar këtë temë më kanë referuar se ato...