Bonus pensionistëve në fundvit/ Rishikohet për herë të tretë buxheti, më shumë para edhe për hekurudhat

Bonus pensionistëve në fundvit/ Rishikohet për herë të tretë buxheti, më shumë para edhe për hekurudhat

Pensionistët këtë fundvit do të kenë një buxhet më të madh të dedikuar nga qeveria përsa i përket bonusit të përvitshëm. 5.9 miliardë lekë do të shpërndahen për rreth 756 mijë pensionistë në muajin dhjetor. Një bonus që edhe këtë vit parashikohet të shpërndahet sipas fashave të një viti më parë. “Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, ashtu edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë.” Ky fond...