3 tankerë iranianë goditen/ Irani sulmon luft-anijet, SHBA godit flotën e naftës

3 tankerë iranianë goditen/ Irani sulmon luft-anijet, SHBA godit flotën e naftës

Përshkallëzohet ndjeshëm përplasja ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, këtë herë duke goditur drejtpërdrejt flotën që transporton naftën iraniane. Komanda Qendrore Amerikane, CENTCOM, konfirmoi më 5 shtator se forcat amerikane goditën tre tankerë iranianë të naftës, pasi Garda Revolucionare Iraniane lëshoi raketa balistike drejt dy anijeve luftarake të Marinës amerikane që patrullonin në rajon. Sipas CENTCOM, një aeroplanmbajtëse amerikane dhe një shkatërrues me raketa të drejtuara arritën t’u shmangeshin sulmeve iraniane. Asnjë pjesëtar amerikan nuk u lëndua. Përgjigjja e SHBA-së ishte e menjëhershme. Tankeri M/T Downy, pranë ishullit Kharg, dhe M/T Stark 1, pranë Jaskut, u nxorën sipas CENTCOM-it përfundimisht jashtë funksionit. Tankeri i tretë, M/T Kylo, i njohur gjithashtu si “Noxen”, u godit në disa pika kritike në Gjirin e Omanit dhe u...