“3 orë në Monako”/ Përgjimet e Ahmetaj: “Kayo” e Ron Efet, trafik armësh në Shqipëri! Kush është “Ermal raketa”

“3 orë në Monako”/ Përgjimet e Ahmetaj: “Kayo” e Ron Efet, trafik armësh në Shqipëri! Kush është “Ermal raketa”

arben ahmetaj-armal nufi dhe ron efet TIRANË- Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka publikuar disa sekuenca të audiopërgjimeve, të cilat, sipas tij, hedhin dritë mbi një aferë që përfshin interesa biznesi, pasuri publike, kompani shtetërore dhe trafikun ndërkombëtar të armëve. Në qendër të denoncimeve të Ahmetajt është biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yefet dhe kompania "KAYO", një nga pikat kryesore të denoncimit. Po ashtu, Ahmetaj përmend edhe ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, të cilin e identifikon me pseudonimin “Ermal Raketa”, duke pretenduar se ky emërtim lidhet me rolin e tij në çështjet që ai ngre gjatë intervistës. Bëhet fjalë për një material përgjimi rreth 3 orë në Monako, ku amerikano-izraeliti, Ron Yefet është një prej personave kryesorë të përmendur. Në biseda, sipas materialit të publikuar nga Ahmetaj, Yefet komunikon...