Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kursimet në lekë katërfish më të larta se ato në euro
Depozitat bankare në vend u rritën me 8% krahasuar me një vit më parë. Tendenca më e dukshme lidhet me kursimet në monedhën vendase, të cilat u zgjeruan katër herë më shumë krahasuar me ato në euro. Ekspertët shpjegojnë se ky zhvillim lidhet me normat më të larta të interesit të vendosura nga Banka e Shqipërisë, të cilat kanë bërë kursimet në lek më të leverdishme. “Normat e interesit për depozitat në lek kanë qenë ndjeshëm më të favorshme, çka i ka shtyrë qytetarët dhe bizneset të orientojnë kursimet drejt monedhës vendase”, tha Artur Ribaj, ekspert i financave. Nga ana tjetër, rritja e kursimeve tregon edhe një prirje të qytetarëve për të frenuar konsumin, duke preferuar ruajtjen e parasë në banka në vend që ta...