Media britanike: Shqipëria, vendi i bukur evropian me 21 gradë Celsius në tetor dhe më pak se 3 orë larg Britanisë së Madhe

Media britanike: Shqipëria, vendi i bukur evropian me 21 gradë Celsius në tetor dhe më pak se 3 orë larg Britanisë së Madhe

Nëse po kërkoni një arratisje të ngrohtë vjeshte pa udhëtime të gjata, Shqipëria mund të jetë zgjedhja perfekte, sipas “Express”. Me fluturime direkte nga Britania e Madhe përmes “Wizz Air”, “Ryanair” dhe “British Airways”, ky vend i nënvlerësuar në Europën Juglindore është nën tre orë larg, por duket si një tjetër botë. Në tetor, mund të prisni ende temperatura ditore deri në 21°C, me rreth gjashtë orë diell dhe 11 orë dritë, sipas faqes së udhëtimeve “Undiscovered Balkans”. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës ftohet dhe turistët kthehen në shtëpi, bregdeti jugor i Shqipërisë mbetet ngrohtë dhe i qetë. Do të gjeni plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kristalta , kështjella antike dhe qytete të bukura pa turma të mëdha ose çmime të...