Balla nga konferenca ‘30 vite partneritet Shqipëri–Komisioni i Venecias’: Opinione që kanë shmangur kriza dhe kanë forcuar shtetin e së drejtës

Balla nga konferenca ‘30 vite partneritet Shqipëri–Komisioni i Venecias’: Opinione që kanë shmangur kriza dhe kanë forcuar shtetin e së drejtës

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Konferencën “30 vite Partneritet dhe Progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, theksoi rolin vendimtar që ka pasur Komisioni i Venecias në forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë kushtetuese në Shqipëri gjatë tri dekadave të fundit. Balla nënvizoi se mbështetja e Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias ka qenë jetike për ndërtimin institucional të vendit, duke përmendur disa raste ku opinioni i Komisionit ka ndihmuar në zgjidhjen e krizave politike dhe institucionale, si: Opinionin mbi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, ku mendimi i Komisionit shmangu një ngërç politik; Mandatet e gjyqtarëve kushtetues, që mundësuan rikthimin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese; Opinionin mbi ndryshimet kushtetuese të vitit 2020...