Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Në timon nën efektin a alkoolit, AMP arreston punonjësin e policisë! Përplasi edhe 5 automjete të parkuara
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Rinia”, Pogradec një punonjës policie për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’. Sipas njoftimit të AMP bën me dije se efektivi rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit. Ndërkohë që ishte në lëvizje punonjësi i policisë përplasi edhe 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. O., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:31, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “Rinia” Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale në...