Begaj pezullon betimin e Asim Vokshit, presidenti do të presë vendimin final të Kushtetueses për ankesën e Naureda Llagamit

Begaj pezullon betimin e Asim Vokshit, presidenti do të presë vendimin final të Kushtetueses për ankesën e Naureda Llagamit

Presidenti  ka vendosur të mos e betojë Asim Vokshin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi pret që Kushtetuesja të shqyrtojë në  11 nëntor në themel padinë e ish-kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, për ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes. Vendimi vjen pas dyshimeve serioze për tjetërsim vote gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ku u shpall fitues Asim Vokshi me 3 vota më pak se Naureda Llagami. Në mbledhjen e të hënës, Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar masën e sigurisë së Llagamit, por e kaloi në gjykim themeli muajin që vjen. Mirëpo presidenti për të shmangur një dëm të pariparueshëm në emërimin në Kushtetuese, nuk e ka dekretuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. Në audion e siguruar nga Top Channel nga mbledhja...