Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Atentati me tritol ndaj gazetarit italian! Hetohet kryetrafikanti shqiptar Artur Shehu
Sigfrido Ranucci ITALI-Media italiane La Repubblica ka dhënë detaje rreth atentatit me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci. Në artikull raportohet se ka një pistë shqiptare në hetim, konkretisht lidhur me Artur Shehun, 58-vjeçarin me origjinë nga Shqipëria, i konsideruar nga disa hetime si një figurë me peshë në krimin e organizuar të vendit të tij. Aktualisht ai jeton në Shtetet e Bashkuara, në Florida, ku bën një jetë të rezervuar në Miami, ku është vendosur prej disa vitesh. La Repubblica shkruan se Drejtoria e Antimafias ka marrë informacion nga Vlora, për përfshirjen e mundshme të Shehut në shpërthimin që ndodhi më 16 tetor, nën banesën e moderatorit të emisionit 'Report'. Shkaku i ngjarjes lidhet me një episod të emisionit 'Report' të datës 21 prill 2024, me një episod të...