Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
RCC: Startup-et, Shqipëria ngec në garën rajonale
Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimi i startup-eve në Shqipëri është ende në një fazë të hershme, vë në dukje raporti “The Western Balkans Start-up Ecosystem at a Crossroads” i realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.Studimi thekson se Shqipëria ka filluar të krijojë bazat institucionale dhe ligjore për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm inovacioni, por performanca e saj mbetet më e ulët krahasuar me fqinjët si Serbia apo Maqedonia e Veriut.Sipas studimit, Serbia është ekosistemi më i avancuar, me infrastrukturë të konsoliduar, fonde kombëtare dhe një rrjet inovacioni që përfshin më shumë se 20 qendra bashkëpunimi.Nga ana tjetër, Kosova po fiton terren me investime të konsiderueshme në FinTech dhe AgriTech, ndërsa Maqedonia e Veriut ka avantazhin e përvojës institucionale përmes...