Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nëse një i afërm do ishte pjesë e komunitetit LGBTI, a do të ndikonte në raportet tuaja me të? Përgjigjet në ‘Zëri i shqiptarëve’
Pr/ligji për barazinë gjinore, si edhe qasja e shqiptarëve ndaj komunitetit LGBTI, ishin në fokus të pyetjeve të kryera në sondazhin e radhës, këtë të hënë, përgjigjet e të cilit u publikuan në “Zëri i Shqiptarëve’, në ABC News. Pyetjes, nëse një i afërm do të ishte pjesë e komunitetit LGBTI, a do të ndikonte në raportet tuaja personale me të? 79.2% i janë përgjigjur me po, dhe për 20.8% të të anketuarve ky nuk do të ishte një problem. Janë 1107 të anketuar në të gjithë Shqipërinë, në 61 bashkitë e vendit, të cilëve iu është dërguar linku në mënyrë krejt të rastësishme, për të analizuar kampionë si në zonat urbane por edhe ato rurale me një marzh gabimi prej 3%.