“Bujqësia”, miliona abuzime/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, miliona lekë për motorë e veshje për…

“Bujqësia”, miliona abuzime/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, miliona lekë për motorë e veshje për…

Abuzimi në dosjen që ka çuar 20 zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë në gjyq për shpërdorim detyre shkon përtej blerjes së preparateve veterinare për shfarosjen e karkalecit dhe të miut e arave. Në periudhën 2016-2017 Ministria e Bujqësisë me anë të procedurës së tenderimit ka blerë 70 motoçikleta, tender i cili ka qenë pjesë e dosjes hetimore nga Prokuroria e Tiranës. Motori i përket markës japoneze “Lifan” i tipit 100A, sigurohet një faturë dore se motoçikleta që i shpëtoi jetën bagëtive para vitesh ka kushtuar 330.808 mln lekë të reja. I njëjti motor sot kushton 110.00 mijë lekë dhe merret nga tregtare 86.000 lekë. Por përveç motorit mjekëve veterinar iu dhe edhe veshje, të cilat i bënin të dukeshin si motoristë profesionistë. Vlera e të...