Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situata me Hamasin, zëvendëspresidenti amerikan Vance do të mbërrijë nesër në Izrael
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, do të mbërrijë në Izrael nesër, sipas mediave izraelite. Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit (IAA), Vance do të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar Ben Gurion të Tel Avivit. Burimet mediatike izraelite raportojnë se deklarata e IAA thotë se priten ndërprerje të trafikut rreth aeroportit midis orës 10:30 dhe 13:30 sipas kohës lokale, ndërsa Vance mbërrin në Tel Aviv. Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Kryeministrit izraelit ende nuk e kanë konfirmuar udhëtimin. Më herët gjatë ditës së sotme, këshilltari i Donald Trump, Jared Kushner (dhëndri i presidentit), dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff u raportuan se kishin mbërritur në Izrael për bisedime mbi pjesën e dytë të planit të armëpushimit. Top Channel