U akuzua nga prokurori për kërcënim, lirohet avokati Ulian Barjami! Prokuroria: Arrestim i paligjshëm

U akuzua nga prokurori për kërcënim, lirohet avokati Ulian Barjami! Prokuroria: Arrestim i paligjshëm

Ulian Barjami ELBASAN-Lirohet nga paraburgimi avokati Ulian Barjami. Avokati u arrestua më 17 tetor, pas kallëzimit të prokurorit Gjergji Ceka, i cili pretendoi se Barjami e ka kërcënuar dhe akuzuar për falsifikim provash. Lirimi është urdhëruar nga organi i akuzës, Prokuroria e Elbasanit, e cila konstatoi se arrestimi ishte i paligjshëm. Prokuroria urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij, pa e dërguar çështjen në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë.  "Ndërkohë, lidhur me ndalimin e shtetasit U.B, nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal. Për rrjedhojë, si pasojë ligjore ipso jure, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm...