Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
I kërkon Kushtetueses ta zgjedhë si anëtare, kërkesa e Naureda Llagamit shqyrtohet më 11 nëntor
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 11 nëntor për shqyrtimin e kërkesës së Nauerda Llagami, kandidate për anëtare të GJK. Ish-kryetarja Këshillit të Lartë të Drejtësisë mori 8 vota teksa kandidonte për GJK, ndërsa Gjykata e Lartë emëroi Asim Vokshin i renditur i pari nga KED. Por Llagami nuk mori kuorumin e nevojshëm të votave. Asaj i duheshin 9 vota për t’u zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Nauerda Llagami pretendon se pikërisht vota e 9-të u shpall e pavlefshme qëllimisht, gjatë votimit në Gjykatën e Lartë.