Shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

Shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

PAMJE NGA VENDNGJARJA POGRADEC-Një incident është regjistruar në Pogradec, ku një 49-vjeçar është plagosur pas shpëthimit të një granate dore. Objekti ka shpërthyer, teksa Gentian Yzellari ishte duke punuar tokën me një mjet bujqësorë fshatin Gështenjas. Sipas informacioneve i lënduari i cili ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit mund të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar. Dyshohet se granata i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore. "Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.”, njoftoi sot policia./ZËRI