Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kryetarja e Kushtetueses: Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional
Në fjalën e saj përpara përfaqësuesve të Kuvendit, Qeverisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, gjatë aktivitetit me temë “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, të organizuar në Tiranë, Zaçaj theksoi rëndësinë jetike të drejtësisë kushtetuese për garantimin e të drejtave themelore dhe ruajtjen e ekuilibrave demokratikë. Të drejtat e njeriut, tha ajo, nuk janë ideologji apo mendime abstrakte, por pjesë përbërëse e qenies sonë që marrin kuptim vetëm përmes zbatimit të tyre nga institucionet publike. Duke vënë theksin te bashkëpunimi afatgjatë me Komisionin e Venecias, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u shpreh: “Në këto tri dekada, Komisioni i Venecias ka qenë një partner thelbësor në konsolidimin e sistemit tonë kushtetues dhe në mbrojtjen e të drejtave themelore...