“Dosjen e Ballës po e hanë minjtë në SPAK”/ Berisha: Sipas Kushtetutës Irena me 5 mbiemra, nuk mund të jetë gjykatëse

“Dosjen e Ballës po e hanë minjtë në SPAK”/ Berisha: Sipas Kushtetutës Irena me 5 mbiemra, nuk mund të jetë gjykatëse

Kreu i PD-së, nga jashtë SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka deklaruar se dosjes ku flitet për Taulant Ballën i janë hequr fashikujt. Sipas kryedemokratit, në transkripte Taulant Balla del si bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit. “Në transkripte Taulant Balla del disa herë si bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit. Ky dënon roje e shofer, kurse Taos i heq fashikujt”, tha Berisha. “Do ta pyes avokatin tim. Nuk kam një përgjigje. Unë besoj se po, por një përgjigje përfundimtare do ta merrni pasi unë të jem konsultuar me avoketërit, pasi siç keni konstatuar, në profesionin e tyre ata kanë një hapësirë të gjerë dhe unë nuk është se i ndjek ata me lupë. Por ky akt është i shëmtuar,...