Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tragjedia në Maliq/ Përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir, 6-vjeçarja në gjendje të rëndë, e djegur në 45% të trupit
vendngjarje MALIQ- Nënë e bir, Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç, humbën jetën, pasi u asfiksuan nga zjarri që dogji banesën e tyre, do të përcillen sot për në banesën e fundit në orën 15:00. Të afërm të viktimave, kanë shkuar për ngushëllim në banesën e xhaxhait të fëmijëve, i cili ka hapur dyert e mortit, pasi banesa e vëllait të tij është shkrumbuar totalisht nga flakët. Sakaq, vajza 6 vjeçare Nefeli Hazisllari, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Që prej ditës së djeshme, e mitura ndodhet reanimacion e intubuar në urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Burime për mediat pranë QSUT-së, bëjnë me dije se vajza ka 45% djegie ne trup, konktretisht plagët më të rënda i ka në fytyrë dhe duar. Kryebashkiaku Gëzim...