‘Armëpushimi në Gaza është ende në fuqi’, Trump: Udhëheqja e Hamasit nuk u përfshi në sulmet e fundit

‘Armëpushimi në Gaza është ende në fuqi’, Trump: Udhëheqja e Hamasit nuk u përfshi në sulmet e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se armëpushimi në Gaza mbetet ende në fuqi, pavarësisht tensioneve të fundit në rajon. Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, pas një vizite në Mar-a-Lago, Trump komentoi mbi situatën aktuale mes Izraelit dhe Hamasit. “Po, ata kanë qenë mjaft të zhurmshëm,” tha Trump, duke iu referuar veprimeve të fundit të Hamasit. Megjithatë, ai shtoi se beson se “udhëheqja” e grupit militant “nuk ishte e përfshirë” në incidentet më të fundit. Ushtria izraelite njoftoi dje se kishte nisur një valë të re sulmesh në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, pas bombardimeve të para në të njëjtën zonë më herët sot, duke pretenduar se kjo ishte në përgjigje të sulmeve të Hamasit, të cilat organizata palestineze i...