Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zelensky: “Jam gati t’i bashkohem samitit në Budapest”, kërkon Trumpit më shumë ashpërsi ndaj Putinit
Bota E Diel, 19 Tetor 2025 18:40 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të jetë më i ashpër ndaj Vladimir Putinit, duke theksuar se është i gatshëm të marrë pjesë në samitin e ardhshëm në Budapest mes dy liderëve. Në një intervistë ekskluzive , Zelensky shprehu optimizëm për përpjekjet diplomatike, pavarësisht se nuk arriti të siguronte armët e kërkuara nga SHBA-ja. Gjatë nje interviste Zelensky tha se Trump duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj Putinit sesa ndaj Hamasit, duke e krahasuar liderin rus me grupin palestinez. “Putini është disi i ngjashëm, por më i fortë se Hamasi. Lufta është më e madhe dhe ushtria e Rusisë është e dyta më e madhe në botë – ndaj nevojitet...