Nis testimi i sistemit të ri në zonën Shengen – udhëtarët përballen me vonesa

Nis testimi i sistemit të ri në zonën Shengen – udhëtarët përballen me vonesa

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen, i cili ka filluar zbatimin vetëm një javë më parë, tashmë po shkakton probleme serioze për udhëtarët. Edhe pse ndodhet ende në fazën fillestare, vetëm në aeroportin e Brukselit gjatë javës së fundit janë raportuar pritje në radhë që kanë zgjatur deri në tri orë. Ky sistem synon të zëvendësojë vulosjen e pasaportave me regjistrimin elektronik të të dhënave, dhe aplikohet vetëm për udhëtarët që nuk kanë shtetësi të Bashkimit Evropian. Identifikimi i tyre bëhet përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë së fytyrës. Në hyrjet e mëvonshme, udhëtarëve do t’u kërkohet vetëm një verifikim i shpejtë, pasi të dhënat e tyre do të jenë të ruajtura në sistem. Aktualisht, sipas transmetuesit publik të Kosovës, sistemi po zbatohet...