Zjarri tragjik në Maliq, vajza 6-vjeçare transportohet në Tiranë për ndihmë mjekësore

Zjarri tragjik në Maliq, vajza 6-vjeçare transportohet në Tiranë për ndihmë mjekësore

Vajza 6-vjeçare, e lënduar rëndë nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Maliq, është transportuar urgjentisht drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor. Sipas Spitalit Rajonal të Korçës, e mitura ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të djegieve të shumta në trup. Vajza u gjet jashtë banesës, në gjendje të vetëdijshme, por me dëmtime të rënda. Ndërsa vëllai i saj 14-vjeçar, Luka Azisllari, u gjet në gjendje kome dhe ndërroi jetë pak orë më vonë në spital, si pasojë e asfiksisë dhe djegieve. Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e së dielës në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit, ku një zjarr i papritur përfshiu banesën ku jetonte nëna, 40-vjeçarja Merjeme Azizllari, dhe dy fëmijët e saj. Ajo u gjet pa shenja jete...