Maratona e Tiranës 2025 ul siparin: Mbi 5000 pjesëmarrës, ja fituesit e edicionit të 9-të

Maratona e Tiranës 2025 ul siparin: Mbi 5000 pjesëmarrës, ja fituesit e edicionit të 9-të

19 Tetor 2025 15:43 Telesport Është zhvilluar sot edicioni i 9-të i Maratonës së Tiranës, që këtë herë mblodhi mbi 5000 pjesëmarrës nga 56 vende të ndryshme të botës. Garat u zhvillua në disa disiplina: Maratonë, gjysmë-maratonë (21km) dhe 10km. Atletët nga Kenia ishin ata që dominuan e fituan në të dyja kategoritë. Për meshkuj, fitues doli Bernard Kiprotich Too, që dha kohë 2h21’35. Ndërsa për femra triumfoi atletja keniani Chelangat Sang, që dha kohën 2h39’21. Edhe atletët shqiptarë bënë një paraqitje të mirë, sidomos te femrat, me Blerina Bregu që u rendit e katërta pas atleteve afrikane. Te meshkujt, Ilir Këllezi, Altin Vorpsi e Jolin Carapuli u renditën në “top-10” vendet e para. Atletët nga Kenia dominuan edhe distancën e 21km, atë të gjysmë-maratonës,...