Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: Rikualifikimi i pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, do ndërthuret jeta sportive me atë komunitare
Pallati i sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë, një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit, do të transformohet në një godinë spektakolare që do të ndërthurë sportin, jetën komunitare dhe jetën urbane. Kështu u shpreh sot gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama, i cili solli në vëmendje zhvillimin e konkursit ndërkombëtar për rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi” ku u shpall fituese kompania “MVRDV”. Rama tha se ky është një tjetër konkurs ndërkombëtar ku 6 finalistë emra të mirënjohur të arkitekturës ndërkombëtare janë përballur me projektet e tyre tejet mbresëlënëse. “Në fund fare juria ndërkombëtare ja ka besuar rilindjen e pallatit të sportit studios prestigjioze ‘MVRDV’, e cila është e njohur për publikun shqiptar. Kjo studio ka lënë tanimë disa gjurmë në Shqipëri dhe...