Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarr në një banesë të Maliqit! Ndërron jetë nëna, dy fëmijët transportohen në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditen e sotme në qytetin e Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë pësuar djegie trupore tre persona, konkretisht nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë nga shërbimet e ambulancës drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Por mësohet se nëna nuk ka mundur tu mbijetojë palgëve dhe ka ndërruar jetë nga asfiksia. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe nisur hetimet mbi rrethanat e incidentit.