Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Maliq, zjarr në një banesë, dyshohet se ka humbur jetën nëna! Fëmijët transportohen në spital
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të Diele në Maliq. Një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se nëna ka humbur jetën nga asfiksia. Dy fëmijët e saj janë transportuar në spitalin e Korçës. Raportohet se shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.