Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“A ke menduar ta lësh detyrën?”/ Rama: Nuk më është shuar “zjarri”
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, ku ka folur pak edhe për veten. Ai u shpreh se shumicën e kohës e kalon mes katër mureve dhe kontaktin me natyrën e ka shumë të paktë. “Rri në natyrë shumë më pak nga sa duhet të rri në të vërtetë. U bë kohë që I kam kaluar të 50-at. Natyra ime janë muret, koha kalon më tepër mes 4 mureve dhe çdo vit kalon më shpejt se viti paraardhës dhe kur kthen kokën pas mahnitesh se si ka kaluar shpejt koha”, tha ai. Në lidhje me faktin se a ka menduar ndonjëherë të lërë detyrën dhe politikën, Rama tha se ende nuk i është “shuar zjarri”...