Zbardhet vrasja e 23 vjeçarit shqiptar në Itali/ U godit me thikë në fyt duke mbrojtur vëllain, shkak i sherrit u bë…

Zbardhet vrasja e 23 vjeçarit shqiptar në Itali/ U godit me thikë në fyt duke mbrojtur vëllain, shkak i sherrit u bë…

Ajo që nisi si një mbrëmje argëtimi me muzikë, shoqëri dhe drink në një lokal studentor të Perugias, përfundoi në një tragjedi të tmerrshme. Një sherr i nisur për një arsye të parëndësishme, por i ndezur nga alkooli dhe nervozizmi, përfundoi me përdorimin e armëve të ftohta dhe me një të vdekur: Hekuran Cumani, 23 vjeç, me origjinë shqiptare, por qytetar italian dhe banues në San Donato të Fabrianos. “Një djalë i qetë, larg problemeve,” thonë ata që e njihnin mirë. Hekurani punonte herë pas here, së fundmi kishte kaluar verën në Senigallia si kamarier. Kishte pasion për palestrën dhe tatuazhet. Si ndodhi ngjarja? Të premten mbrëma, ai kishte dalë me rreth 10 shokë nga zona e Fabrianos, përfshirë vëllain e tij më të vogël,...