Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Lagarde: Gjermania tani, forcë lëvizëse për ndryshim në Evropë!
Christine Lagarde tha se Gjermania tani ka hapur arkën e saj, duke luajtur një rol kyç në ristrukturimin ekonomik të Evropës. Duke folur në Uashington, në margjinat e takimeve vjetore të FMN-së, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane theksoi se politika fiskale gjermane do të ketë një rol më mbështetës në vitet e ardhshme. “Kjo është veçanërisht e vërtetë për vendet që po rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes, dhe sigurisht për Gjermaninë, e cila po bën investime të mëdha ushtarake dhe infrastrukturore që sapo kanë filluar të japin fryte, por do të rriten ndjeshëm gjatë tre viteve të ardhshme”, tha ajo. Lagarde vuri në dukje se Berlini po “përdor bilancin dhe kapacitetin e tij të huamarrjes”, duke thyer një traditë të gjatë të masave shtrënguese...