Mijëra njerëz i bashkohen protestave “No Kings”, ndërsa tubimet anti-Trump përhapen në të gjithë SHBA-në

Mijëra njerëz i bashkohen protestave “No Kings”, ndërsa tubimet anti-Trump përhapen në të gjithë SHBA-në

Turma të mëdha njerëzish u mblodhën dje për të protestuar kundër politikave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump – kryesisht në Nju Jork, Uashington, Çikago, Miami dhe Los Anxheles, sipas BBC. Mijëra njërëz u mblodhën në sheshin ikonik “Times Square” në Nju Jork. Rrugët dhe hyrjet e metrosë ishin të mbushura me protestues që mbanin pankarta me slogane si “Demokraci jo Monarki” dhe “Kushtetuta nuk është opsionale”. Përpara demonstratave, aleatët e Trump akuzuan protestuesit se ishin të lidhur me lëvizjen e ekstremit të majtë “Antifa – duke dënuar atë që e quajtën si “Tubimi i urrejtjes së Amerikës”. Organizatorët dhe protestuesit thanë se ngjarjet ishin paqësore. “Shmangia e dhunës është një parim thelbësor i demonstratave”, thanë organizatorët në faqen e tij të internetit, duke iu...