Rama në podkastin “Flasim”: “Parku i Besimit”, dëshmi e transformimit arkitektonik të vendit

Rama në podkastin “Flasim”: “Parku i Besimit”, dëshmi e transformimit arkitektonik të vendit

“Parku i Besimit është një projekt vizionar që synon të kthejë harmoninë ndërfetare në Shqipëri, në një eksperiencë të prekshme, përmes natyrës. Në fillim të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të javës që lamë pas, ku veçoi organizimin e konkursit ndërkombëtar për “Parkun e Besimit” në Tiranë. “Kjo ka qenë një javë intensive, por është dominuar nga energjia e projekteve të reja. Kemi pasur konkursin ndërkombëtar për ‘Parkun e Besimit’, i cili ka qenë ndër momentet më mbresëlënëse të rrugës së re të arkitekturës dhe të transformimit të këtij vendi, në një vend ku edhe arkitektura është një arsye për ta vizituar”, u shpreh Rama. Kryeministri solli në vëmendje se 12 finalistë, emra ndër më të njohurit në skenën...