Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prokuroria Speciale bastisje në Zveçan dhe Zubin Patok, hetime për vrasje e sulm ndaj zyrtarëve të OKB-së
Hetuesit policorë po kryejnë bastisje në komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut më 19 tetor, njoftuan autoritetet. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka parashtruar kërkesën në gjykatë për këtë operacione, janë duke u kryer bastisje në këto dy komuna nën dyshimin e kryerjeve të veprave penale: “rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to, vrasje e rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” Prokuroria tha se bashkë me Policinë është duke kryer hetimet e nevojshme për këtë rast. “Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit”, u tha në njoftim. Njoftimi i prokurorisë: “Prishtinë, 19 Tetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën...