PROVAT ndaj mikut të Shullazit! Avokati arrestohet pas debatit me prokurorin: Më kërcënoi! Avokatia: S’jemi Republikë Prokurorësh

PROVAT ndaj mikut të Shullazit! Avokati arrestohet pas debatit me prokurorin: Më kërcënoi! Avokatia: S’jemi Republikë Prokurorësh

Gjergji Ceka dhe Ulian Barjami ELBASAN-Një incidet pse mes profesionistësh në sallën e gjyqit ka përfunduar me arrestimin e avokatit Ulian Barjami. Barjami u vendos në pranga pas kallëzimit të prokurorit Gjergji Ceka, i cili pretendon se Barjami e ka kërcënuar dhe akuzuar për falsifikim provash. Por cilat ishin provat që 'ndezën' seancën në Gjykatën e Elbasanit? Në seancën e 17 tetorit, Ulian Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe si mik i Emiljano Shullazit. Akuza ndaj Likës përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit. Nga ana...